Kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës zyrtarisht në punimet e Kuvendit. Top Channel zbulon si ndryshuan firmat

22/06/2020 20:33

Java që lamë pas mbylli edhe betejën e firmave për ndryshimin e Kushtetutes ku mesa duket nisma është braktisur nga të djathtët dhe është përkrahur nga të majtët. 3 deputetë të cilët përkrahin hapur maxhorancën socialiste Lefter Koka, Reme Lala dhe Elena Xhina, kane hedhur firmën në nismën e opozitës parlamentare duke formuar numrin magjik 28, për ndryshimin e Kushtetutës. 

Në Kuvend është riprotokolluar dokumenti, i cili kërkon ndryshimin e ligjit themeltar te shtetit nga ku kanë ndryshuar vetëm firmëtarët, por jo përmbajtja e dokumentit, e cila është e njëjte me variantin e parë, rritje pragu 5 përqind për ndarjen e mandateve, hapje e listave dhe ndalim i koalicioneve parazgjedhore. Përmbajtja e dokumentit mesa duket, ka përçarë opozitën institucionale.

Alban Zeneli dhe Korbal Lita dy deputet të cilët vijnë nga radhët e demokratëve kanë braktisur nismën duke refuzuar të rifirmosin dokumentin.

Nga lista përfundimtare janë hequr dy deputet e Ballit Kombëtar Artur Roshi edhe Besnik Troplini, të cilët deklaruan publikisht se kanë ndryshuar mendje. Për Kostaq Papën ka një shënim, se është dorëhequr mediatikisht, ndërsa firma e Rudina Hajdarit flamurtare e ndryshimit të sistemit në tryeza politike, mungon sërish.

Kur nisma u be publike rrjedhja e firmave rrezikoi dështimin e betejës ende pa nisur por firmat e tri deputeteve Lala, Xhina dhe Koka, të cilët nuk vijnë nga radhët e socialisteve por janë me pranë Partisë Socialisteve  blinduan kërkesën dhe mbajtjen në këmbë nismën, e cila nga Partinë Demokratike shihet me shume si përpjekje e nxitur nga Edi Rama për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA