Policia gjermane arrestoi një ish-punonjës të shërbimit sekret sirian me dyshimin për krime kundër njerëzimit, njoftuan zyrtarët.
Alaa M., i cili mbërriti në Gjermani si refugjat në vitin 2015, u arrestua në shtetin qendror Hesse të premten, njoftoi Zyra Federale e Prokurorisë Publike në një deklaratë.
I dyshuari ka punuar për inteligjencën ushtarake si mjek, dhe ai dyshohet për torturimin e të burgosurve në vitin 2011 në një burg të regjimit të Asadit në qytetin Homs.
Prokurorët akuzuan regjimin e Asadit për përdorimin e forcës brutale për të shtypur opozitën politike, duke torturuar dhe vrarë shumë prej tyre në burgje.
Dy ish-zyrtarë të tjerë sirianë u arrestuan në Gjermani vitin e kaluar me akuzën e torturave dhe krimeve kundër njerëzimit. Ata u akuzuan se torturuan qindra njerëz në objektin e paraburgimit Al-Khatib në Damask.
Top Channel