Aleksandar Vuçiç pritet të zgjasë nesër mandatin e tij presidencial në Serbi, duke mbushur pjesën më të madhe të dekadës në pushtet.

Presidenti i Serbisë nisi serinë e fitoreve të tij në 2012, kur Partia Progresive (SNS) u bë partnere kryesore e koalicionit qeveritar dhe ai u bë kryeministër, ndërsa pritet të fitojë dhe në zgjedhjet e nesërme.

Por megjithë suksesin e tij, e kaluara e presidentit si ministër informacioni i regjimit të zymtë të Slobodan Miloseviç, do të thotë se elektorati nuk do ta pranojë kurrë si lider.

Partitë opozitare thonë se kapja e pushtetit prej Vuçiç ka mbytur demokracinë e re të Serbisë. Shumë të rinj po bojkotojnë zgjedhjet e të dielës sepse nuk ekzistojnë kushtet për zgjedhje të lira e të drejta.

Dragan Djilas, ish-kryebashiak i Beogradit, tashmë lider i partisë Liri e Drejtësi, i quajti zgjedhjet e nesërme “një gënjeshtër” duke shtuar se dominimi i mediave prej partisë së Vuçiç, SNS bën që votuesit të mos dëgjojnë asgjë ndryshe.

Një tjetër aktivist opozitar Dobrica Veselinovic i lëvizjes “Mos e braktisni Beogradin” tha për rrjetin BBC se “kushtet e padrejta” kanë sjellë bojkotin e zgjedhjeve nga lëvizja.

“Çdo tentativë për të hapur dialog me qeverinë dështon, institucionet nuk duan të dëgjojnë atë që kërkojnë qytetarët”, tha ai.

Tanja Fajon, drejtuese e delegacionit të PE për Serbinë tha për rrjetin BBC se i vjen keq për mungesën e partive të Aleancës në zgjedhje.

“Është e rëndësishme të sigurohemi që pas zgjedhjeve të ketë dialog të vërtetë në Parlament, dhe të mos vijmë në situatën ku opozita është në rrugë dhe jo duke punuar në parlament”.

“Serbia është vend shumë i polarizuar, shumë njerëz të pakënaqur kanë frikë të shprehin opinionin e tyre. Nëse ke një qeveri relativisht të fortë dhe opozitë të fragmentuar, është e vështirë të kesh demokraci”, tha Fajon.

Eric Gordy, specialist i Ballkanit në University College London, tha se bojkoti i pjesshëm i opozitës dëmton kredencialet demokratike të Serbisë.
“Kushti i parë për zgjedhje demokratike është të kesh më shumë se një rezultat të mundshëm”, tha ai, duke shtuar se opozita gabon nëse beson se mungesa e saj do të dëmtojë legjitimitetin e zgjedhjeve. (BBC)

FOTO GALERI
2/3
Serbet votojne neser.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA