Durrës/ Vazhdon emergjenca mjedisore, kazanë të tejmbushur në të gjitha lagjet

16/06/2020 12:00

Në Durrës, situata mjedisore për shkak të mbetjeve urbane vazhdon të mbetet kritike dhe e pazgjidhur.

Sot qyteti bregdetar është përballur sërish me kazanët e tejmbushur nga mbetjet në të gjitha lagjet siç duket nga fotot e siguruara nga Top Channel.

Ndërmarrja komunale e pastrim-gjelbërimit bën të ditur se do të rinisë evadimi i mbetjeve dhe dërgimi i tyre në Sharrë, ndërsa kjo gjendje mbrëmjen e kaluar dhe sot u krijua pasi kamionët e ndërmarrjes i janë nënshtruar shërbimeve të nevojshme.

Amortizimi dhe distanca që duhet të përshkojnë mjetet tani janë një tjetër problem, që shton kostot e transportit të mbetjeve urbane të Durrësit në Tiranë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA