Debate te Komisioni ‘Xhafaj’ për ngërçin GJKKO dhe avokatëve/ Xhixho: Situatën po e vuan në kurriz Meta. Kreu i KLGJ: Rregullorja është kompetencë e…
Nën masa të rrepta sigurie nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraiven i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, siç raporton Anila Hoxha.
Ngjarja ka ndodhur në 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin.
Gjykata e shkallës së parë Lezhë e ka dënuar portugezin Saraiva me burgim të përjetshëm.
Në sallë janë të pranishëm edhe familjarë të Nikulajt.
Në nisje të seancës që po mbahet në Apelin e Tiranës, sipas Anila Hoxhës, i pandehuri nënshkruan deklaratë që nuk njeh gjuhën shqipe dhe kërkon përkthim në anglisht nga përkthyesi.
Cakran: Asnjë akt procedural nuk i është paraqitur të pandehurit në gjuhën që ai kupton, në anglisht apo portugalisht, që në fazën e hetimit, gjykimin në shkallë të parë, i janë cenuar të gjitha të drejtat.
Saraiva: Unë nuk jam njohur me asnjë dokument.
Prokuroria: I pandehuri duhet të jetë i njohur me ankimin, avokati duhet t’ia kishte vendosur në dispozicion në gjuhën angleze dhe portugeze që të njihet me ankimin e bërë kundër vendimit të shkallës së parë. Prokurorja Balla duhet së pari i pandehuri të njihet dhe të qartësohet me ankimin dhe më pas të diskutohen çështjet e tjera. Duhet t’i njihet ankimi.
Gjykata: A ia keni vënë në dispozicion ankimin të pandehurit? A e keni vënë në dijeni që është bërë ankim?
Cakrani: Unë s’e kam takuar, pasi më duhet të marr përkthyes me vete, por nuk më është lejuar. Kam bërë disa herë kërkesa Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk kam marrë një përgjigje, sepse kam tentuar ta takoj me përkthyes.
Top Channel