Fotot që nuk i shihni dy herë/ Kuinsland ‘pushtohet’ nga 64 mijë breshka të gjelbërta

10/06/2020 17:32

Disa pamje të breshkave të gjelbërta në Kuinsland të Australisë po bëhen virale në rrjet. Në to duken 64 mijë breshka që notojnë bashkë në barrierën koralore në Kuinsland.

Sipas mediave të huaja kjo zonë koralore është një ndër strehat e fundit e krijesave në rrezik zhdukjeje për shkak të gjuetisë së jashtëligjshme.

Shkencëtarët e Departamentit të Shkencës dhe Ambientit të Kuinslandit publikuan videon për të sensibilizuar mbi ruajtjen e këtyre kafshëve të veçanta. Breshkat e gjelbra, të quajtura kështu për shkak të ngjyrës së guaskës së tyre, gjenden kryesisht në ujëra tropikalë dhe subtropikalë. Ato migrojnë për distanca të gjata nga vendi ku lindin deri te burimet e ushqimit.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA