Pësoi vdekje klinike/ Ish-legjenda e Premier League rrëfen përjetimin e trishtë

07/06/2020 20:21

Ish-ylli i Premier League, Neil ‘Razor’ Ruddock ka rrëfyer momentin ku pësoi vdekje klinike, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Mbrojtësi në pension, tashmë 52 vjeç, kishte rrahje të larta të zemrës, të cilat arrinin deri në 130 rrahje në minutë, në vend të 60 apo 70 që është optimalja. Ish-lojtari i Liverpool dhe Tottenham, pranoi se problemet në zemër i janë shkaktuar nga pirja e tepër te alkoolit.

“Isha një i çmendur. Unë konsumoja katër apo pesë shishe verë në ditë, madje konsumoja dhe shumë birra e kokteje. Kini kujdes, mos i nënvlerësoni vështirësitë që keni në zemër. Më kujtohet çasti kur kirurgu hyri brenda në sallë dhe do të më bënte ndërhyrjen. Ai ishte një gjerman me një sens të shkëlqyeshëm humori, vendosi dhe muzikë që të ndihesha sa më mirë. Në atë moment nuk ndjeja asgjë, thjeshtë doja që zemra ime të funksiononte përsëri”, rrëfeu Ruddock.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA