Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar aktivistja Brizida Gjikondi. Aktivistja sëbashku me 12 persona të tjerë kanë paraqitur pranë KQZ-së, kërkesën për aplikimin e një referendumi, që mund të lejonte shqiptarët të kenë të drejtë vendimmarrëse, për miratimin e Sistemit Zgjedhor në vendin tonë.
Brizida Gjikondi: Në fakt kjo është kërkesa e dytë që ne kemi bërë paranë KQZ, kemi bërë një kërkesë që në shkurt të këtij viti. Duke qenë që KQZ-ja po kalon krizën që po kalon i gjithë shteti shqiptar dhe gjithë institucionet kushtetuese, nuk arriti që të marrë një vendim. Ajo ka vetëm pesë anëtarë dhe nuk kishte anëtarët e duhur për të marrë vendimin. Ne duke qenë se jemi shumë intensues në kërkesën tonë dhe jemi 12 qytetarë që insistojmë që shqiptarët të pyeten, e duan këtë sistem zgjedhor po apo jo. Ne ribëmë një kërkesë në fillim të majit, ribëmë një kërkesë tjetër pranë KQZ-së dhe nesër në orën 10 jemi rithirrur për t’u dëgjuar dhe për të marrë vendimin dhe verdiktin e KQZ-së.
Denis Dyrnjaja: Si i keni pritshmërinë nga KQZ-ja në këto moment që po flasim nga kjo çështje.
Brizida Gjikondi: Unë pritshërmitë i kam pozitive sepse ajo është një e drejtë kushtetuese, që të përfshihen shqiptarët dhe të japin mendimin e tyre për një referendum, që është më shumë këshillimor sesa vendimmarrës. A janë dakord shqiptarët me këtë sistem zgjedhor po apo jo? Pyetja është shumë e qartë dhe e shkurtër. Unë mendoj që shqiptarët të paktën me anë të këtij aplikimi dhe procedure që po ndjekim, të përfshihen në këtë vendimmarrje, ndryshe nga Këshilli Politik ndryshe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore pranë parlamentit. Shqiptarët janë totalisht të përjashtuar. Ne kërkojmë që me anë të këtij rrugëtimi që kemi nisur të thyejmë tabu dhe të zbulojmë problematikat që kanë referendumet në Shqipëri, të zbulojmë problematikat që ka KQZ-ja dhe jo vetëm KQZ-ja, por edhe Kolegji Zgjedhor. Kur ne bëmë kërkesën e parë në KQZ dhe ata nuk patën dot forumin e duhur, nuk mund ta ankimonim sepse kolegji zgjedhor nuk funksionon. Ky është realiteti që i pret dhe shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi shumë shpresë që nesër kërkesa jonë do të merret parasysh, është një kërkesë legjitime dhe mëse elementare.
Top Channel