Italianët që kanë në plan t`i kalojmë pushimet jashtë kufijve, do të duhet të kënaqen me një numër të vogël destinacionesh, sepse në disa vende europiane, ata konsiderohen praktikisht “non grata”.
Kjo po ndodh edhe brenda vetë zonës Schengen ku thuajse të gjithë shprehen të gatshëm për hapjen e kufijve. Greqia, ndër destinacionet më të preferuara turistike, nxori listën e 29 shteteve, turistët e të cilëve mund ta vizitojnë vendin që nga 15 qershori e jashtë të cilës ka lënë shtetet me nivel të lartë infeksioni, si SHBA-ja. Italisë po ashtu i ishte bërë “block”, megjithatë në një njoftim të përditësuar mëngjesin e sotëm vërehet një zbutje përsa i takon zonave te rrezikut. Tani, kush shkon ne Greqi nga shkon atje nga Lombardia, Piemonte, Emilia Romagna dhe Veneto, duhet t`I nënshtrohet testeve.
Italianëve sakaq ia mbyllin derën 22 shtete të tjera europiane, duke nisur nga Austria që nga 15 qershori lejon lëvizjen e lirë pa asnjë kontroll në kufi me Gjermaninë, Zvicrën e Liechtensteinin, por jo Italinë e konsideruar vatër të sëmundjes. As Zvicra nuk i do italianët rrotull, e Qipro po ashtu. Vendet e tjera ku ata nuk lëvizin dot përfshijnë Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën, Maltën, Finlandën, Rumaninë, Hungarinë, Cekinë, Bosnjën, Malin e Zi etj. Portugalia e Spanja sakaq po diskutojnë hapjen ndaj turizmit të huaj, por shumica e hoteleve atje për vizitorët llogaritet të hapen vetëm nga mesi I korrikut.
Top Channel