Turqi/ Shkon në 162 mijë numri i të infektuarve, mbi 4 mijë të vdekur nga Covid-19

30/05/2020 07:11

Turqia konfirmoi 1.141 raste dhe 28 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 162.120 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.489 atë të të vdekurve deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.594 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 125.963, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Deri më tani, Turqia ka kryer 1.964.364 teste, prej të cilëve 36.155 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 662 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 324 asistohen me respiratorë. “Rritet numri i testeve, zvogëlohet numri i rasteve të reja. Vazhdon rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe i atyre në intubim”, tha Koca./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA