Identifikohet viktima në Vlorë, është një 17-vjeçar
30/05/2020 19:29
Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Vlorë ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një Vinç.
Burime bëjnë me dije se viktima është 17-vjeçari J.B.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Top Channel