Instituti Demokratik i Kosovës ka analizuar tenderat që janë kryer gjatë pandemisë nga ministria e Shëndetesisë në vend, duke arritur në përfundimin se për pajisjet mjekësore të blera do të mund të kurseheshin mbi 60 mijë euro.
“Nuk është bërë vlerësimi i duhur i çmimeve referente, do të mund të kurseheshin mbi 60 mijë euro. Kishte raste kur ky komision nuk kishte bërë vlerësim të duhur të çmimeve referente duke përfshirë në kalkulim çmimet jo normalisht të ulëta dhe jo normalisht të larta të deklaruara nga operatorët ekonomikë.
Kjo është vërejtur në blerjet e dorezave kirurgjikale ku komisioni nëse do të kishte eliminuar çmimet jo normalisht të ulëta, dhe jo normalisht të larta në kalkulim, atëherë çmimi referent për njësi do të ishte 0,24 euro. Ku si shumë totale për të tre lotet të cilat janë kërkuar për doreza kirurgjikale atëherë do të kishte paguar 80 mijë e 709 euro, e jo 159 mijë e 71 euro. Rrjedhimisht do të kurseheshin mbi 60 mijë euro”, ka shtuar Berhami.
Hulumtimi analizon nëntë tenderët që ishin shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në kosovë në periudhën prej 4 mars deri me 28 prill për furnizim me produkte mjekesore. KDI u bën thirrje organeve të drejtësisë, si dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që të hetojnë tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë.
Top Channel