26/11 22:47
ZVICËR- Një fëmijë i sapolindur ka ndërruar jetë për shkak se ishte prekur nga Covid-19. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet zviceriane, por nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth vdekjes së foshnjës.
Sipas mediave të huaja djali i sapolindur ka ndërruar jetë në spitali në Kinderspital në Zyrih
Gjatë konferencës për shtyp të shërbimeve të Konfederatës, drejtori Divizionit të Sëmundjeve të Bartshme të FOPH, përveç dy vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit gjithashtu njoftoi një rritje të infeksioneve në krahasim me ditët e mëparshme, 32 raste të reja për një total prej 30.828.
Edhe dy fëmijë nga e njëjta familje u testuan pozitiv në kantonin e Bazelit. /swissinfo.ch/
Top Channel