Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka inkurajuar palët politike në gjetjen e konsensusit të ndryshimit në Kodin Zgjedhor brenda datës 31 maj.
Meta ndër të tjera shkruan se Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.
Reagimi i Metës:
Inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020.
Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.
Shpresoj që kjo s’do ndodhë!
Top Channel