Koronavirusi mbyll “parajsën ekzotike”, nuk lejohen turistët këtë sezon

29/05/2020 22:56

Shumë shtete janë duke bërë plane për të mirëpritur turistët e huaj gjatë kësaj vere të vështirë, por e kundërta ndodh me Tajlandën, një nga destinancionet më tërheqëse në botë, e cila nuk ka në plan të hapë kufijtë, për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.

Koronavirusi u përhapur në muajin mars në Tajlandë, por sërish rastet dhe numri i vdekjeve nuk ishte i lartë. Deri tani raportohen 3,054 persona të prekur dhe 57 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ishulli Phuket, i cili ishte një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Tajlandë, mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Fluturimet funksionojnë vetëm për të riatdhesuar shtetasit tajlandezë që kanë mbetur jashtë vendit.

Por ndërsa turistët e huaj nuk do të lejohet të pushojnë në Tajlandë, hotelet janë bërë gati për të pritur turistët vendas, të cilët do ta shijojnë këtë verë të pashqetësuar nga të huajt e shumtë që udhëtojnë çdo vit në këtë shtet. Aktualisht, Tajlanda ka hapur restorantet, por klientëve nuk u shërbehet alkool, ndërsa duhet të ruajnë edhe distancën prej 1,8 metrash nga njëri-tjetri. Baret dhe klubet e natës mbetet të mbyllura.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA