8012 persona të shpallur fajtorë nga drejtësia e te dënuar me dënime alternative qe nga qëndrimi në shtëpi, lirimi me kusht apo punë me interes publik do ta vazhdojnë ta kryejnë dënimin duke u kqyrur ne telefon.
Edhe pse gjykatat u hapën, asnjë nga te dënuarit me shërbim prove nuk mund te paraqitet fizikisht para punonjësit. 15 vjecari E.D., u kontrollua përmes whatsupp nga punonjësja e cila kishte shënuar ne kalendar verifikimin e tij.
Të vetmit qe do te shmangen nga kjo mënyrë kqyrjeje janë ata persona te dënuar me punë me interes publik, qe janë 589 shtetas, të cilët nuk mund te paraqiten aty ku janë dënuar te punojnë dhe ndaj priten vendimmarrje te prokurorëve për ta shtyrë afatin e dënimit.
E njëjta gjendje do jetë edhe për te dënuarit qe u shpallën fajtorë nga marsi e në vazhdim, dosjet e te cilëve do pezullohen derisa te lejohet përballja fizike e tyre me shërbimin e provës. /Anila Hoxha/
Top Channel