Nga Merita Prenga!
Te gjithe beme sa mundem, por a ia arritem qellimit?!
Planeti u trondit…
Nuk pyeti, as per fame ,as per pasuri, as per njerez te ‘medhenj’, as te ‘vegjel’!
Te heshtur, paksa te trembur per kohen gri qe erdhi, barka ku ne gjendeshim po lekundej dhe, do e humbiste drejtimin ne rast se nuk e komandomin ne kohe si duhet…
Koha nuk priste, pasi dallget e forta qe solli situata ,do e permbysnin…
Mbi ne mesuesit, ishin ngulur syte e prinderve, syte tuaj nxenes plot shprese, syte e se sotmes…
Pyetja ishte:- Çfare do benim?!
A ishim ne mesuesit te gatshem per te sfiduar kete kohe te lige?!
A ishim ne mesuesit guximtare dhe plot kurajo per te vazhduar jeten shkollore dhe larg institucionit?!
A ishim ne mesuesit te gatshem per t’ju mbajtur nxenes te dashur te lidhur fort pas librit?!
A ishim ne mesuesit, njerezit me profesionin fisnik?!
Sfida jone tani dihej:- Te shperndanim motive per te shtuar deshiren ndaj librit, ndaj shkolles, ndaj mesuesit…
E sotmja gri te ndryshoje me punen e perkushtimin tone, me deshiren e pasionin tuaj per librin nxenes te dashur!
E vetedijshme per problemet e veshtiresite qe na krijoi COVID-19,por shume besuese , se misioni yne fisnik do permbushet me vlerat shenjteruese te profesionit , erdhi koha per te kundruar misterin ne programe e platforma te ndryshme kompjuterike…
Komponenti teknologjik, komponenti didaktik, komponenti organizativ u nderthuren bukur dhe krijuan nje sherbim efektiv…
Mesimet ndervepruese, videot mesimore te ndertuara me kujdes , grafike, animacionet i dhane nxenesit feedback ne kohe.
Shume nxenes na mahniten me detyrat krijuese, videot demonstruese, projektet…, te shkelqyer!
Kohen e lige e vume nen kontroll ,me mbeshtetjen tuaj te nderuar prinder, me perkushtimin tuaj te dashur nxenes, me pasionin tuaj per punen te nderuar mesues!
E pabesueshme te duket, por mese e vertete realizimi i 50 videove mesimore ne dite, ne total si shkolle 4326 video, ku jane publikuar ne rrjetet e ndryshme sociale…
Erdhi koha per te krijuar besim te vetvetja. Koha ku talenti dhe zgjuarsia e çdo nxenesi pasqyrohej nen vezhgimin tuaj te perditshem prinder te nderuar. Koha ku shoshiti cdo hamendje te secili, duke zgjuar mendimin e bashkeveprimit dhe bashkepunimit.
I dashur nxenes, sa pune ke bere!
Sa emocione te kane kapluar!
Sa rendese psikologjike ke kaluar!
Ju bete shume punen , por aroma juaj femijerore na ka munguar ne mesuesve, zeri juaj neper korridoret e shkolles na ka munguar, gumezhitjet tuaja neper klasa na kane munguar, pergatitja e bukur per Festen e Abetares na ka munguar, organizimi i mbremjes se minimatures per kl.IX na ka munguar…
Oh, sa shume…,por ju bete me te miren e mundshme per te gjithe ne!
I nderuar prind, ne nuk ia dilnim dot pa ju.
Ju u bete pjese e pandare e punes sone.
Bashkepunimi juaj per te zhvilluar potencialin e femijes suaj, te nxenesve tane ju beri pjese e pandare ne procesin e punes sone.Une ju shpreh mirenjohjen dhe respektin tim!
I nderuar mesues, e vetedijshme per veshtiresite qe do na dilnin perpara, por shume besuese ne misionin tone fisnik, besimplote ne punen tone plot perkushtim shpreh ndjenen e respektit tim!
Besimi tund malet, ne nuk i tundem ,por te gjithe se bashku i shtyme ato…
Pushime te mbara nxenes te dashur!
Pune te mbare prinder te nderuar!
Mirenjohje pafund per ju mesues!
Shtatori ardhte i mbare per te gjithe!
Perzemersisht , drejtore e shkolles” Vellazerim”.
Top Channel