Kosovë, prova për protesta/ Një ditë para vendimit të gjykatës

28/05/2020 12:56

Një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e presidentit Hashim Thaci, për mandatarin për krijimin e qeverisë së re, shoqëria civile në vend, do të organizojë një tubim në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë 3500 deri 5000 persona.

Ajo që po quhet “Prova e dytë” për protesta është mohuar të jetë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i së cilës, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.

Edhe më parë, në sheshet e Prishtinës janë organizuar prova për protestën e paralajmëruar, por me një numër më të vogël pjesmarrësish.

Ato që po quhen prova për protesta, vijnë pasi në Kosovë është vijuar me zbutjen e masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndër të cilat edhe lejimi i qarkullimit të qytetarëve me kusht që të ruhet distanca mes tyre. Kundërshtarët e Kurtit thonë se masat po zbuten me qëllim që lëvizja vetëvendosje të organizojë protesta por vetë kryeministri në detyrë thotë se masat po lehtësohen për shkak të menaxhimit të mirë të situatës. Për sa i takon organizimeve dhe protestave ato-thotë Kurti – janë e drejtë e qytetarëve dhe nuk kanë lidhje me vendimet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA