Heshtja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj mesazheve të diplomatit me Edi Ramën, të publikuara nga presidenti Ilir Meta, bëri që të zhvillohej një debat i fortë mes Grida Dumës dhe Andi Bushatit.
Debati nisi kur Bushati i tha Dumës që Basha është fshehur nga këto fakte dhe kjo fshehje është skandaloze.
Pjesë nga debati:
Bushati: Heshtët për mesazhet që publikoi presidenti. Është tmerruese të heshtësh kur ke kaq kohë që artikulon që Edi Rama ka kapur reformën.
Duma: Shqipëria është vend I vogël dhe rrugëtimi lidhet me partnerët dhe aleatët strategjikë. Vendimet do të duhet të korrespondojnë me vendimet e aleatëve.
Bushati: Me këtë që thua ti, i bie që të duartrokasim zgjedhjen e Arta Markut se e mbështetën ndërkombëtarët. Nuk mund të heshtët para këtyre fakteve dhe të shkosh të merresh me domatet e Rrogozhinës.
Duma: Domatet e Rrogozhinës janë halli i popullit.
Bushati: Nuk mund të heshtësh dhe të bësh çunin e mirë që të përkëdheli Yuri Kim.
Duma: Për zgjedhjen e Arta Markut e di mirë se çfarë bëri PD-ja. Mund t’I vihej flaka parlamentin nga brenda.
Top Channel