Siti arkeologjik i Pompeit, i famshëm në mbarë botën, hapet sot për publikun.
Destinacioni i dytë turistik më i vizituar në Itali pas Koloseu në Romë, vazhdon të mahnisë me mbetjet e ruajtura në mënyrë gati perfekte të qytetit të lashtë romak të mbuluar prej hirit vullkanik gati 2,000 vjet më parë pas shpërthimit të Vezuvit. Hapja po bëhet sidoqoftë, me masa të forta kundër koronavirusit: dezinfektim i zonës, vizitorët duhet të qëndrojnë me maska, në hyrje është vendosur një termoskaner, dhe do të ruhet distanca prej një metri në ambjente të hapura.
Biletat do të blihen vetëm online, nuk do të ketë njerëz në radhë, dhe jo grumbullime ne vende të mbyllura. Oferta fillestare është ajo e një shëtitjeje në rrugët e qytetit antik përgjatë një itinerari të përcaktuar me kujdes që më parë në bazë të rregullave të distancimit social. Nga 9 qershori, itinerari mund të zgjerohet me ndalesa edhe brenda banesave të hershme. Nga 28 maji, do të hapet për publikun edhe parku arkeologjik I Koloseut.
Top Channel