Shpresa për kurën! Zbulohet një tjetër antitrup i aftë të shkatërrojë koronavirusin

26/05/2020 10:50

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan se kanë identifikuar një antitrup monoklonal, të aftë të shkatërrojë koronavirusin SARS-CoV-2.

Ky është zbulimi i dytë i këtij lloji pas atij të shkencëtarëve të Universitetit të Utrecht. Për momentin, imunoglobulina gjysmë sintetike është testuar vetëm në epruvetë, por shkencëtarët janë optimistë për vazhdimin e studimit. Zbulimi i kësaj imunoglobuline, në gjendje të shkatërrojë virusin konsiderohet një “pikë kthese domethënëse” në krizën që ka shkaktuar anembanë botës patogjeni i shfaqur në Kinë.

“Jam krenar për stafin e institutit biologjik, që ka hedhur një hap të madh përpara. Krijimtaria dhe zgjuarsia hebreje sollën këtë rezultat të jashtëzakonshëm “, tha ministri i mbrojtjes, Naftali Bennettt pas një vizite në objektin kërkimor të vendosur në Ness Ziona. Antitrupi monoklonal është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator, siç e përshkruan dhe virologu Fabrizio Pregliasco, që sigurohet përmes inxhinierisë gjenetike (në rastin specifik është arritur me qelizat e miut).

Ai është në gjendje të kopjojë funksionin e antitrupave të vërtetë njerëzorë, dhe nuk ka nga ana tjetër asnjë proteinë të dëmshme. Një nga kufizimet e terapisë së plazmës, bazuar në infuzionin e plazmës së shëruar të pasur me antitrupa tek pacientët e sëmurë rëndë, qëndron tek fakti që procesi i pastrimit, sado i efektshëm të jetë, nuk e përjashton dot plotësisht përcjelljen e një agjenti infektiv.

Me antitrupat monoklonalë ky rrezik anashkalohet, dhe shmanget gjithashtu edhe mungesa kronike e plazmës së përshtatshme për këtë lloj terapie. Antitrupat monoklonalë janë në gjendje të “gjurmojnë” patogjenët dhe t’i shkatërrojnë ata në trupin tonë, e për këtë arsye konsiderohen një metodë premtuese terapeutike për COVID-19, ndaj të cilit nuk ka ende një kurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA