Kreu i PD, Lulzim Basha do të takohet sot me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.
Mësohet se takimi i tyre do të nisë në orën 14:30 në selinë blu.
Fokusi i takimit mes Bashës dhe ambasadores mendohet të jetë Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi. Pak më herët ambasada amerikane bëri një deklaratë të fortë në lidhje me debatet e fundit në vend.
“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e ambasadës, por se nuk duhet humbur përqëndrimi.
“Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, thuhet në deklaratë.
Reforma në Drejtësi/ Ambasada amerikane deklaratë: Nuk duhet humbur përqëndrimi, mos u çorientoni!
Top Channel