Pak djallëzi në çdo shenjë horoskopi, mësoni anën e errët të shenjës suaj

22/05/2020 10:21

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës.

Mësoni anën e errët të shenjës suaj.

FOTO GALERI
2/12
Demi Kokëfortë si dreqi! Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra një ide edhe kur nuk ka të drejtë dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem nuk dëshiron ta dijë sa energji harxhon, dëshiron vetëm të vërtetojë se ideja e tij do të jetë e duhura dhe do të ketë sukses. Nga njëra anë janë të sigurt, solidë dhe të besueshëm. Por të përkthyer nga ana tjetër e zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të magjepsur pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala ndryshim dhe përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të kësaj shenje. Mëkati i preferuar është lakmia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA