Pak djallëzi në çdo shenjë horoskopi, mësoni anën e errët të shenjës suaj

22/05/2020 10:21

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës.

Mësoni anën e errët të shenjës suaj.

FOTO GALERI
3/12
Binjakët Arrogant! Me aq shumë personalitete që ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve, arrogantin. Binjakët kanë interes për shumë fusha, por që nuk i përshtaten dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe janë të prirur për të qenë mburravecë. Për të shtuar faktin që në shumicën e rasteve nuk janë aty për të të ndihmuar. Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulues dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe më pas t’i shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë. Mëkati i preferuar. Të marrin më shumë se sa i takon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA