Top Channel mëson se në Durrës janë konfirmuar 13 raste me covid-19.

Rastet e konfirmuara lidhen me rastet e mëparshme pozitive nga një fasoneri atje.

Fasoneria e ushtron aktivitetin në plazhin e Durrësit, dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka urdhëruar mbylljen e repartit ku punonin personat që rezultuan pozitiv të shtunën.

Reparti ku punojnë 276 punonjës, kryesisht vajza dhe gra, do të qëndrojë mbyllur deri në një urdhër të dytë, ndërsa është kryer dizinfektimi i të gjithë objektit.

Kjo fasoneri i përket rrjetit të fabrikave të të njëjtit subjekt që ka dhe fasonerinë e Krujës, ku u konstatuan shumë punonjëse të prekura nga Covid 19.

Ndërmarrjet e këtij subjekti fason, që operon në treg, me qepjen dhe prodhimin e këpucëve, që nga viti 2001, u kthyen në vatra të përhapjes së koronavirusit fillimisht në Krujë dhe tashmë në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA