Pa festë për mbrëmjen e maturës! Veshjet e gjimnazistëve kanë mbetur vetëm në foto për shkak të pandemisë

20/05/2020 21:16

Maturantët nuk do të mund të festojnë bashkë kalimin nga një cikël i jetës në tjetrin.

“Për fat të keq jo, nuk do të lejohen mbrëmjet e maturës”, u shpreh ministrja Besa Shahini.

Për mbrëmjen e maturës pergatitjet gjithmonë kanë filluar herët , por këtë vit veshjet e të rinjve kanë mbetur vetëm në foto.

“Kam disa vite gjimnazi që e mendoj çfarë do vesh, ngjyrën e fustanit .. ndoshta i zi, ose një fustan në ngjyrë të ndezur që të biesh pak në sy sepse ajo është ideja që në ditën e maturës të jemi ndoshta qendra e vëmendjes. Por që fustanin tim e kisha ëndërruar një fustan i fryrë. Duke qenë se fustani do ishte në ngjyrë të theksuar për modelin e flokëve do doja dicka të thjeshtë” .

Në këtë periudhë, nëse mbrëmjet e maturës nuk do të ishin anuluar, sallonet do të ishin të mbushura plot. Vajzat të shoqëruar me njerezit më te besuar duke shikuar e provuar fustanet që do të ishin më të bukura për to për të përmbyllur kështu jetën shkollore me eventin më të rëndësishëm.

“Maturat janë shuar, si për fustanet e mbrëmjeve dhe për kostume. Mjafton të bëjmë një krahasim, një vit më parë kishte fluks me kliente ndërsa këtë vit është bosh. Ndikimi i këtij vendimi është shumë i madh sepse rezervimet janë stopuar. Ne jemi një sektor që punojmë tre muaj vere për të përballuar një vit të tërë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA