Qytetari qëllon për vdekje pedofilin kur e pa t’i vardisej fëmijëve

19/05/2020 21:54
James Fairbanks (majtas) qëlloi ndaj pedofilit Mattieo Condoluci (djathtas)

Një grua ka dalë sot në mbrojtje të ish-burrit të saj, i cili qëlloi për vdekje një pedofil kur e pa t’i vardisej fëmijëve.

Pas vrasjes në fundjavë në Omaha, në shtetin amerikan të Nebraska, Kelly Tamayo shpjegonte arsyen pse ish-burri James Fairbanks qëlloi ndaj Mattieo Condoluci: “Jim, ashtu si të gjithë prindërit, ishte i neveritur nga veprimet e atij burri. Unë dua ta them përsëri se Jim është një protektor që kujdesej për më të dobëtit dhe fëmijët e viktimizuar. Ju lutem kërkoni që shteti i Nebraska të krijojë një çmim të veçantë për të”.

Pas vrasjes së Condoluci, Fairbanks i cili ka punuar në institucionet e korrektimit të të rinjve, ka kontaktuar me mediat lokale duke shpërndarë një deklaratë me titull ‘Ndaloni Predatorët’.

Në letrën e tij thuhej: “Unë vrava Matteo Condoluci, kur pashë që i afrohej fëmijëve jashtë shtëpisë së tij, duke pretenduar se po lante makinën. Pasi kam pasur eksperiencën time me këto tipe predatorësh, e njoh dhe dëmin që ata mund të shkaktojnë te fëmijët. Kam punuar prej vitesh me fëmijët e abuzuar, dhe ndërgjegjia ime nuk më lejonte ta lija atë të abuzonte njerëz të tjerë”.

Fairbanks thotë se kishte zbuluar të kaluarën e Condoluci duke kontrolluar në regjistrin zyrtar të shkelësve seksualë.

Ai thoshte më tej: “E di se sistemi ynë i ngatërruar i drejtësisë bën që unë të dënohem shumë më tepër për dënimin që i dhashë atij që përdhunon fëmijë”.

Fairbanks është arrestuar për vrasjen e Condoluci, i cili ishte dënuar për sulm seksual ndaj një fëmije në vitin 2007.

Ish-bashkëshortja konfirmonte mesazhin e tij për mediat: “Jim më thirri për të më treguar atë që ndodhi dhe se po dorëzohej te policia. Ai donte vetëm të më bënte të qartë se po kujdesej për fëmijët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA