Ndodh pas 4 javësh, rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Çeki

19/05/2020 12:26

Prej rreth një muaj në Republikën Çeke koronavirusi dukkej se po mundje, por gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me ketë virus i ka kaluar 100.

Kjo është hera e parë që prej katër javësh që numri i infeksioneve kalon 100 persona, konkretisht 111 raste të reja. Kështu numri total i infektimeve në Republikën Çeke ka shkuar në 8586.

Nga ana tjetër në të gjithë këtë shtet janë shëruar 5600 persona . Të dhënat janë bërë nga Ministria çeke e Shëndetësisë. Ndërkohë në Republikën Çeke deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 297 persona.

Republika Çeke, si shumë vende të tjera në Evropë, ka mbyllur shkolla, dyqane dhe kufij, për të frenuar përhapjen e koronavirusit megjithatë lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka filluar.

Dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe teracat e restoranteve janë hapur më 11 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA