Ndërtim i paligjshëm, fshehje e të ardhurave/ Procedohen 6 persona në Pogradec dhe Maliq

19/05/2020 14:32

6 persona janë proceduar penalisht në Pogradec dhe Maliq, 5 prej të cilëve për “Ndërtim të paligjshëm” dhe 1 për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Bëhet fjalë për R. K.,36 vjeç; A. D., 51 vjeç; S. K., 52 vjeç; A. R., 24 vjeç, pasi në fshatin Tushemisht, Pogradec, në vendin e quajtur “Zaraniva”, këta shtetas u kapën duke ndërtuar në tokë shtetërore, një mur pa lejen e organeve kompetente. Si edhe ndaj shtetasit H. K., 55 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Krastë” në fshatin Rëmenj, Pogradec,​ ka ndërtuar një objekt pa leje.

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, filluan procedimin penal ndaj shtetasit F. A., 20 vjeç, banues në fshatin Lozhan, Maliq, pasi ky shtetas (administrator i një subjekti për transportin dhe tregëtimin e lëndës drusore) u kap duke transportuar me dy mjete tip furgon dhe kamion, një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera në subjektin e shtetasit F. A., u konstatua një punonjës i pasiguruar në organet tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA