Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një personi të dënuar me burg për trafik droge
Ditën e sotme, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka thirrur një tryezë me institucionet e drejtësisë.
Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias. Burimet bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë zbatimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, si edhe një prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet aktualisht sistemi gjyqësor: backlogu, ose stoku i dosjeve të pashqyrtuara.
Ndonëse ekspertët pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) kanë hartuar dhe shpërndarë një udhëzues për zbatimin e ndërmjetësimit në gjykata, ende nuk është gjetur një zgjidhje efektive për uljen e stokut të çështjeve.
Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha se diskutimi për backlogun do të jetë ndër pikat kryesore të rendit të ditës. Po ashtu, në takim do të trajtohen edhe detyrat dhe piketat përmbyllëse të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, ku vlerësimet e këshillave përkatëse kanë një peshë të rëndësishme.
Takimi do të zhvillohet pa praninë e medias.
Top Channel