Atmosferë në një zonë të gjelbër! Parodistët e Vlorës bashkohen në një mesazh për koronën

19/05/2020 16:17

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erojna Rusi, ishin të ftuar parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.

Parodistët, në fillim të kësaj pandemie, realizuan një parodi, kushtuar situatës së krijuar si pasojë e koronavirusit. Tashmë, Vlora e tyre, është shpallur zonë e gjelbër dhe Afrimi, rrëfen të gjithë ndjesitë e të “qenurit i lirë”.

“Në këtë periudhë të karantinës, na kanë ftuar dhe e kemi pasur të shkojmë tek Manushi, na ka ftuar Ervin Kurti. Presim që të bëhet Tirana zonë e gjelbër dhe të jemi dhe ne të disponueshëm për të ardhur atje. Në plazh akoma nuk lejohet dhe ne vlonjatët jemi strikt të urdhrave që vijnë nga qeveria dhe ne i respektojmë. Prap prap gjithsesi po të vesh re dhe në kompletin tonë të fundit që i themi koronës ciao, gjithsesi bëjmë thirrje që të kemi kujdes. Ne e kemi ndier dhe ne prandaj e kemi transmetuar parodinë e parë. Parodia jonë e parë është që njerëzit të respektonin rregullat. Ne në fund fare i bëjmë thirrje trimoshave që të mos bënin shaka me këtë armik, kjo ka qenë arsyeja që ne bëmë parodinë e parë. Unë me Agronin duke qenë se jemi të dhënë pas punës, mendja na rrinë vetëm e vetëm tek problematika e ditës, ajo na frymëzon me të shkruar”, u shpreh Afrim Agalliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA