Shembet godina e Teatrit Kombëtar/ Shoqërohen artistë dhe ish deputetë të opozitës, konfrontime me policinë

17/05/2020 19:17

Në orën 4:30 minuta, mëngjesin e së dielës, Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, nisi shembjen e Teatrit Kombëtar. Aksioni i bashkisë Tiranë, filloi me përplasje mes artistëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve politikë,  përballë uniformave blu që mbështetën këtë aksion

Me kalimin e orëve, numri i protestuesve që kundërshtuan këtë aksion filloi të rritej, ndërkohë që ekskavatorët vijonin shembjen e godinës së teatrit.

Policia krijoi një kordon të gjatë për të mos lejuar askënd t’i afrohej perimetrit të godinës, por përplasjet mes tyre dhe protestuesve nuk munguan. 37 aktore dhe aktiviste nga “Aleanca për mbrojtjen e teatrit” u shoqëruan në komisariat për kundërshtim të forcave të policisë.

Pas mesdite, situata vijoi më e qetë. Protestuesit dhe aktivistët shkruan pankarta dhe banderola, duke e përqendruar komunikimin përballë kamerave. Thirrjet e tyre ishin që asgjë nuk do të ndalej me shembjen e teatrit dhe se rezistenca e tyre do të vijonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA