Félicien Kabuga; Kapet në Francë i kërkuari kryesor për genocidin në Ruanda

16/05/2020 19:38

Félicien Kabuga, një nga të akuzuarit më të kërkuar për genocidin në Ruanda, është arrestuar sot pranë Parisit, tha ministria franceze e drejtësisë.

Kabuga u ndalua në zonën Asnières-sur-Seine, ku jetonte me një identitet të rremë.

Gjykata ndërkombëtare e genocidit në Ruanda e ka akuzuar 84-vjeçarin për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ai raportohet se ka qenë financuesi kryesor i grupeve ekstremiste Hutu që kanë vrarë më shumë se 800,000 njerëz në vitin 1994.

Shfarosjet e tyre përfshinin anëtarë të komuniteteve Tutsi por dhe kundërshtarë politikë. SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarë për informacionet që do të çonin në kapjen e Kabugas.

Biznesmeni Hutu ka qenë nga financuesit kryesorë të genocidit dhe militantëve që kryenin masakrat.

Ai kishte krijuar radion famëkeqe Radio Télévision Libre des Mille Collines (RTLM), që inkurajonte njerëzit të kërkonin e të vrisnin këdo që gjenin nga grupi etnik Tutsi.

Prej shumë vitesh ai besohej se jetonte në Kenia, ku kishte mbrojtje nga politika. Por prokurorët francezë thanë se ai jetonte në një apartament në Paris me mbështetjen e fëmijëve të tij.

“Arrestimi i Félicien Kabuga është një kujtesë se përgjegjësit për genocid do të vihen para përgjegjësisë, edhe 26 vjet pas krimeve të tyre,” tha prokurori Serge Brammertz

Brammertz shtoi se në kapjen e tij kontribute të konsiderueshme ishin dhënë nga Belgjika, Britania, Hollanda, Ruanda, Austria, Luksembourg, SHBA Europol e Interpol.

FOTO GALERI
3/3
Ai raportohet se ka qenë financuesi kryesor i grupeve ekstremiste Hutu që kanë vrarë më shumë se 800,000 njerëz në vitin 1994.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA