Adhuruesja e qenve vritet nga bulldogu francez që mbante në shtëpi

13/05/2020 16:14

Një dashamirëse e kafshëve është kafshuar për vdekje në shtëpinë e saj nga një bulldog francez që kishte adoptuar kohët e fundit.

52 vjeçarja Lisa Urso, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Fox Lake, Chicago, SHBA, në një skenë që policia e përshkruante si “makabre”.

Mjeku ligjor Howard Cooper tha për mediat: “Plagët e saj nuk ishin në qafë, por shumica në këmbët e krahët. Kishte dhe disa në trup. Kishte shumë gërvishtje, më vjen keq ta them por ishte një sulm i tmerrshëm. Askush nuk mendon se kjo mund të ndodhë nga një racë relativisht e vogël qeni, por ne harrojmë se kafshët mund të jenë shumë të fuqishme.”

Urso e cila jetonte me të dashurin, kishte adoptuar së fundmi qenin nga një strehë kafshësh, i cili më parë kishte qenë pjesë e ringut të luftës së qenve.

Kafsha në fjalë kishte sulmuar më parë dhe të dashurin e Ursos çka kishte detyruar të vinin autoritetet e kontrollit të kafshëve. Urso raportohet se e kishte marrë përsëri qenin nga qendra e kontrollit, derisa ai e sulmoi në mënyrë fatale.
Në fotot që ajo postonte në mediat sociale Urso duket duke përkëdhelur tre qentë e saj bulldogë francezë dhe nuk është e qartë se cili prej tyre kreu sulmin që e vrau.

Të tre qentë e saj u morën nga autoritetet pas ngjarjes.

Bulldogët francezë janë nga qentë më të kërkuar dhe në SHBA pronarët e tyre paguajnë nga $1,500 deri në $3,000. Kjo racë njihet zakonisht për sjellje të dashur e të shoqërueshme.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA