Përhapja e koronavirusit në Gjermani duket se po merr shpejtësi sërish, të paktën kështu tregojnë të dhënat zyrtare pasi kancelarja e vendit, Angela Merkel tha se gjermania do të kthehet gradualisht në normalitet.

Instituti Robert Koch, për shëndetin publik, tha se shkalla e riprodhimit të virusit, ose R), është rritur në 1.1, çka do të thotë se 10 persona me covid 19 infektojnë mesatarisht 11 të tjerë. Instituti ka paralajmëruar se që shkalla e infektimit të mbahet nën kontroll, e madje edhe të ulet më tej, R0 duhet të qëndrojë nën një.

Të mërkurën e shkuar, ajo ishte 0.65. Por që atëherë, vendi ka raportuar vatra rastesh të reja. Instituti Robert Koch, paralajmëron se është ende herët për të nxjerrë përfundime por thotë se numri i infektimeve të reja duhet vëzhguar me shumë kujdes në ditët në vijim.

“Që nga e shtuna, shkalla e riprodhimit ka qenë pak mbi 1, ndaj edhe ne po tërheqim vëmendjen sërish. Unë dua të nënvizoj se shkalla e riprodhimit është vetëm një parametër për vlerësimin e dinamikës së transmetimit të virusit. Por dua të paralajmëroj se virusi vazhdon të jetë këtu. Edhe nëse është më pak i dukshëm, ai nuk është zhdukur dhe për sa kohë që ai të mos jetë i zhdukur, duhet të sillemi me përgjegjshmëri dhe të evitojmë infektimet e reja. Duhet të ndryshojmë për këtë sjelljen tone”.

Të dhënat më të fundit ndezën alarmin pasi Merkel, një javë më parë, deklaroi se Gjermania kishte dalë nga faza e parë e pandemisë dhe lejoi shtetet federale të zbusnin disa kufizime sociale. Shumë dyqane e parqe lojërash janë rihapur. Fëmijët po kthehen gradualisht në klasa dhe disa shtete kanë hapur edhe restorantet, palestrat dhe vendet e besimit. Autoritetet lokale sidoqoftë kanë pranuar se do të tërheqin levën e frenave dhe të rikthejnë kufizimet nëse shkalla e infektimeve rritet mbi 50 raste për 100 mijë banorë në një javë. Dhe një gjë e tillë ka ndodhur në të paktën tre rajone ditët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA