Distancimi nuk respektohet/ Në tregun e veshjeve të përdorura shkelet rregulli

12/05/2020 15:36

Tregtimi me pakicë i rrobave të reja në dyqane filloi më 4 maj, sipas një protokolli strikt masash.

Ky udhëzues për kushtet higjieno-sanitare mungon në tezgat e veshjeve të dorës së dytë. Megjithatë, për shkak të vështirësive ekonomike kryeqytetasit nuk drejtohen në dyqane por në këto tezga.

Tregjet e rrobave të përdorura kanë nisur punën. Në këto tregje gjen një dyndje të qytetarëve, teksa nuk zbatojnë as distancën fizike apo masat mbrojtëse si maska e doreza.

“S’kam frikë. Ja tani dola pas dy muajsh e mendja te rrobat më rri. Te të shtrenjtat sshkojmë dot. Të drejtë ke ti që s’duhet t’i prekim, por harruam fare”, shprehen disa gra.

Tregtarët kanë shkruar nëpër qepena njoftime për respektimin e distancës dy metra apo kanë në cep të tavolinës dezinfektantë. Por në 10 metra katrorë shikojmë se si gratë qëndrojnë afër të patrembura duke kërkuar për markë cilësore dhe rroba të vecanta. Edhe pse tregtarët kanë vetë frikë, thonë se u duhet të punojnë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA