Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë gjykata të vendit të mbyllin dyert e tyre. Të vetmet procese që po gjykohen janë ato të cilësuara si më emergjente.
Juristi Adriatik Lapaj, i ftuar në sutdion e emisionit “Shqipëria Live”, u shpreh se sipas tij gjykatat duhet të ishin institucionet e fundit që duhet të mbylleshin dhe të parat që të hapeshin gjatë kësaj pandemie. Gjithashtu ai shtoi se gjatë kësaj periudhe që gjykatat nuk kanë funksionuar, çështjet janë shtuar në masën 15 mijë më shumë.
“Nuk po funksionojnë gjykatat. Nuk janë bërë gjyqe, nuk ekzistojnë gjyqet, Ato gjyqe të cilat bëhen, janë për dhunën në familje, për pagesën e përkujdesjen e fëmijëve. Këto bëhen por janë shumë të pakta. Janë një kategori shumë e vogël çështjesh, që lidhet me çështjet urgjente. Ndërsa pjesa kryesore e çështjeve nuk gjykohen. Në gjykimin tim gjykatat duhet të ishin të fundit që të mbylleshin dhe të parat që të hapeshin. Mesatarisht në ditë zhvillohrn 375 çështje të reja gjyqësore. Në këto dy muaj që nuk po punohen, çështjet janë 15 mijë më shumë”, tha juristi Adriatik Lapaj
Top Channel