Krujë/ Protestë para bashkisë për planin e rindërtimit: U bë pa konsultimin tonë
11/05/2020 11:05
Disa banorë të lagjes Subash në Krujë kanë dalë sot përpara bashkisë, për të kërkuar takim me kryetarin.
Kjo për shkak se bashkia ka bërë një plan rindërtimi për disa pallate që do të shemben pasi janë prekur nga tërmeti, por ka përfshirë edhe lagjen Subash, që sipas banorëve, shtëpitë e tyre nuk janë dëmtuar, ndërkaq projekti është bërë pa konsultimin e tyre.
Top Channel