Britanikët, tashmë mund ta shohin vendin e tyre me një sy tjetër, pas këtyre imazheve të pabesueshme. Fotografitë e mëposhtme, janë realizuar nga fotografi rumun Aurel Padauraru.
Sipas Daily Mail, Fotografi, vitin e kaluar la Bukureshtin (kryeqytetin rumun) së bashku me familjen, e përbërë nga gruaja dhe djalin e vogël, për t’u zhvendosur në North Somerset të Britanisë së Madhe. Sapo mbërriti, ai kishte një dëshirë të madhe për të eksploruar vendet më pikante të Britanisë, dhe ato t’i pasqyronte me anë të artit të tij.
“E dija se do të mund të bëja fotografi të mira këtu pasi vendet janë mahnitëse. Dëshiroja që kujtimet e mia, në vendet që kam vizituar deri më tani, t’i fotografoja”, u shpreh Fotografi.
Ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme me disa foto vërtetë të veçanta.
Top Channel