Skandali i Princit Andrew me Epstein, një histori që nuk ka fund
Me dhjetëra qen, të rritur për t’u kthyer në ushqim për njerëzit, janë shpëtuar nga një fermë në Hongseong, në Korenë e Jugut, nga shoqata Humane Society International.
Fermeri ishte bindur për të hequr dorë një herë e përgjithmonë nga rritja e qenve, të cilët ktheheshin në ushqim më pas për njerëzit. Ishte parashikuar që qentë të shpëtoheshin në fillim të muajit mars, por nuk u realizua për shkak të shpërthimit të pandemisë, ndërsa tashmë ata iu morën fermerit dhe u vendosën përkohësisht në një tjetër ambient.
Pas kontrolleve veterinare dhe heqjes së masave që ndalojnë lëvizjen për shkak të pandemisë, qentë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.
Prej më shumë se 40 vjetësh, Nakseon Kim, merrej me rritjen e qenve, por mes kundërshtimeve për vrasjen dhe ngrënien e qenve nga shumë organizata, ai u bind të hiqte dorë nga qentë e tij, shkruan a2cnn.
“Mund të duket e çuditshme, por unë fillova të rrisja qenë pasi ata më pëlqenin. Megjithatë, mishi i tyre nuk është i preferuari për mua. Unë kisha disa qen dhe nisa t’i shtoja ata, kur arrita 20 apo 30, fillova të shisja”, është shprehur Kim, i cili tashmë do të merret me kultivimin e perimeve.
Top Channel