Emigranti përdhunon infermieren italiane, po kthehej në shtëpi pas turnit në spital

08/05/2020 17:02

Një emigrant ilegal në Itali ka përdhunuar një infermiere, në një sulm tmerrues prej 45 minutash, teksa ajo priste autobuzin për t’u kthyer në shtëpi pas punës me pacientët, raportonin mediat vendase.

Emigranti nga Senegali është arrestuar të dielën pasi kishte përdhunuar 48-vjeçaren kur ajo kishte dalë nga spitali në Napoli rreth orës 3 pasdite.

Incidenti ndodhi në stacionin e autobuzëve Corso Arnaldo Luçi Metropark, prapa stacionit kryesor të trenit. Policia erdhi pas rreth 45 minutash.

Gjatë tmerrit të saj në rrugën e zbrazur, infermierja kishte parë një grua tjetër në rrugë, të cilës i thirri por nuk kishte dëgjuar.

Viktima tha për mediat: “Më thoshte vazhdimisht ‘Më lër të bëj ç’të dua përndryshe do të të vras. Rri palëvizur dhe mos bërtit’. Ai ishte dy herë sa unë, u nevrikos se kisha xhinset e ngushta e nuk m’i hiqte dot”.

Infermierja punon në repartin e spikiatrisë në spitalin e Napolit, duke u kujdesur për pacientët që kalojnë traumën e koronavirusit.

Ajo ishte ardhur herët te stacioni i autobuzit dhe duhet të priste rreth një orë prej shërbimit të reduktuar të transportit. Ajo tregon se përdhunuesi kishte kapërcyer një gardh dhe erdhi drejt saj duke e kapur nga krahu. Infermierja i kishte zgjatur çantën por ai kishte bërë të qartë çfarë donte.

Ajo tha se e kishte shtrirë përtokë dhe i kishte mbyllur gojnë me dorë. Infermierja ka plagë në qafë dhe gërvishtje në kurriz. Tmerri i saj kishte mbaruar kur erdhi autobuzi, shoferi i të cilit kishte dalë përjashtë dhe nisi të thërriste i alarmuar. Më pas erdhi dhe policia dhe ushtria, teksa gruaja strehohej në autobuz, dhe përdhunuesi u arrestua.

FOTO GALERI
3/3
Policia erdhi pas rreth 45 minutash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA