Të martën Reforma Zgjedhore mori një kthesë të papritur kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e vlerësoi të panevojshme mbledhjen e Këshillit Politik për sa kohë socialistët kishin mbi tavolinë 5 propozimet e opozitës për kodin e ri elektoral. Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit pas tryezës së aleateve trazoi shume ujërat polikë, ndërsa u duk shumë kontradiktore kur përfaqësues të Partisë Demokratike mohuan braktisjen e Këshillit Politik, organit i cili ka bekimin e ndërkombëtarëve.
Paraditen e së mërkurës socialistët treguan limitet e durimit te tyre kur kërcënuan me forcën e kartonave nëse opozita jashtëparlamentare e braktis Këshillin Politik. Tonet u ngriten pas mbledhjes se komisionit të posatçëm parlamentar të reformes zgjedhore, ndërsa në lojë u futën edhe ndërkombëtarët.
Ambasadori i BE-se Luigi Soreca i bëri thirrje paleve që Këshilli Politik të rifillojë menjëherë punën ndërsa në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadori britanik Norman Duncan, i cili në një interviste për Top Channel deklaroi se puna e Këshillit Politik nuk ka përfunduar për aq koha sa kjo reformë në vetvete nuk ka përfunduar.
Lulzim Basha ndryshe nga Monika Krymadhi pohoi se PD nuk e braktis tryezën e Këshillit Politik dhe është e gatshme të votojë që nesër Reformen Zgjedhore nëse propozimet e opozitës pranohen. Po çfarë ndodhi dhe si u rivendos sërish komunikimi? Kampet politike shkëmbyen dy letra. Dy të mandatuarit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kërkuan Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit mbledhjen e menjëhershme të Këshillit Politik.
Socialistët u përgjigjën pozitivisht duke konfirmuan takimin online të hënën në ora 11.00. Top Channel mësoi se vendimi për caktimin e ditës dhe orës u bë pas njoftimit të selive diplomatike në Tirane si SHBA, BE, OSBE, KE dhe Britanisë se Madhe, të cilët lëvizën sapo marrëdhënia e brishte e palëve u kris. Në mbledhjen online te katërshes politike do të jenë pjesmarrës edhe përfaqësues të selive diplomatike, OSBE-ODIHR dhe BE.
Top Channel