‘T’ju vijë turp, parlament i mbushur me tregtarë dhe budallenj’- gazetari shpërthen ndaj ish-deputetit

06/05/2020 22:35

Në pjesën e dytë të emisionit Open në Top Channel po flitet për Reformës Zgjedhore, ku të ftuar janë: ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe analisti Neritan Sejamini dhe gazetarët Mentor Kikia dhe Enton Abilekaj.

Gjatë diskutimeve për Reformën Zgjedhore u zhvillua mes Bylykbashit dhe Mentor Kikia ku ky i fundit shpërtheu në akuza të forta.

Pjesë nga debati:

Kikia: Ky sistem zgjedhor i kanë dhënë mundësi të futen në parlament: biznesmenë, matrapazë, tregtarë. Ky sistem zgjedhor kërkon kandidatë me para.

Bylykbashi: Jo, nuk është e vërtetë. Ky sistem kërkon shumë më pak para se të gjitha sistemet e tjera.

Kikia: Parlamenti sot është i mbushur me budallenj. T’ju vijë turp. Kemi një parlament që jemi bërë gazi i botës. Ata budallenjtë janë në parlament falë jush. Ju i keni future në lista. Deputeti duhet votuar nga populli.

Bylykbashi: Nuk e blen askush kandidaturën, siç thoni ju Kikia. Kur nuk kishte vend në parlament, ne u larguam.

Kikia: Ata që ju zëvendësuan janë në parlament nga listat tuaja. Keni  vendosur në listat për deputet persona që as kryetarë lagjesh nuk dalin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA