Spitali Amerikan çdo muaj pret një numër të madh rastesh të të prekurve nga Stroke (goditjet në tru).

Në Spitalin Amerikan 3 kemi ngritur zinxhirin e organizimit të sistemit të Stroke në mënyrën më efektive për pacientin dhe ekipin mjekësor që e asiston atë.

Në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru. Pas telefonatës në nr. e urgjencës 042357535/0688008000 ekipi i mjekëve të njësisë Stroke nisen menjëherë drejt vendndodhjes së pacientit, duke asistuar me të gjitha mënyrat e duhura mjekësore për t’u siguruar se gjendja e pacientit nuk është përkeqësuar deri në momentin që ata e sjellin atë pranë urgjencës së Spitalit Amerikan.
Kur pacienti mbërrin në spital kryhet një zinxhir ekzaminimesh, duke filluar nga analizat e gjakut e deri te rezonanca e kokës, për të parë tipin e Stroke.
Kur rastet e pacientëve janë të komplikuara, ata i nënshtrohen kirurgjisë së menjëhershme, në rastet më të lehta, ato trajtohen në pavion dhe në reanimacion.

Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme njohja e shenjave të para të goditjes në tru, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur. Çdo minutë vlen jetë!

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA