Për jetët e humbura! Spanja do të shpallë ditën e zisë kombëtare

06/05/2020 14:49

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka deklaruar se qeveria e tij do të shpallë ditën e zisë kombëtare për më shumë se 25.800 vdekje që kombi evropian ka pësuar nga pandemia e koronavirusit.

Sánchez sot para Parlamentit të Spanjës kërkoi zgjatjen e katërt dyjavore të gjendjes së jashtëzakonshme që i ka lejuar qeverisë së tij të zbatojë izolim të rreptë për shkak të shpërthim të COVID-19. Duket se ai do të ketë mbështetjen përkundër humbjes së mbështetjes së partisë kryesore të opozitës.

Autoritetet shëndetësore spanjolle gjatë 24 orëve të fundit njoftuan 244 vdekje të reja, duke çuar numrin e vdekjeve në 25.857.

Spanja gjithashtu raporton se numri i saj i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara tejkaloi shifrën 253.000 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA