Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kërkesë rektorit: Mjek në punë, të parandalojmë dëmtimin e shëndetit

06/05/2020 18:54
Foto ilustruese

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka dërguar një kërkesë rektorit ku kërkon praninë e një mjeku në punë, për të parandaluar dëmtimin e shëndetit.

“Mbi planin e masave që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 është e domosdoshme të zbatohet e rishikohet siguria në punë e shëndeti”, shkruhet ndër të tjera në kërkesë.

“Meqenëse nuk kemi aktualisht në praktikën tonë një politikë të tillë të azhornuar në Fakultet dhe një mjek të angazhuar për të ofruar shërbimin e mjekësisë në punë, sugjeroj gjithashu t’i drejtohemi me shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të na konfirmuar edhe mbi zbatimin praktik të kërkesave ligjore të mësipërme”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA