Terapi për të sëmurët! E reja dhe 9 qentë e saj sjellin gëzim tek ata që kanë më shumë nevojë

04/05/2020 10:17

Mackenzie Makatche, një 28-vjeçare nga Pensilvania rriti 9 qen Newfoundland për organizatën e saj jofitimprurëse, e cila është e përkushtuar në ofrimin e “terapisë me qen”, për njerëzit që gjenden në spitale apo që marrin mjekim.

Gjithçka nisi kur po të njëjtët qen ndihmuan Diedre-n, nënën e Mackenzie, të ishte në humor gjatë betejës së saj me kancerin e zorrës së trashë. Ndonëse e ëma nuk mundi dot t’i bënte ballë deri në fund sëmundjes, Makatche nuk u ndal.

Falë qenushëve të saj, e reja u gjendet pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA