Rrugët e pikat turistike të Italisë mbushen përsëri pas 9 javësh, kufizimet hiqen në Spanjë, Portugali e Gjermani

04/05/2020 20:27

Italianët u rikthyen sot nëpër rrugë teksa vendi hoqi një nga bllokadat më të ashpra në Evropë duke kaluar në “fazën 2” të krizës së koronavirusit.

Në Venecia rrugët e zbrazura ishin më parë simboli i krizës në Evropë, ndërsa sot sheshi Shën Mark ishte përsëri plot me njerëz dhe tregtarë.

Trenat dhe stacionet ishin mbushur përsëri në metronë e Milanos ndërsa më shumë se 4 milionë punëtorë italianë ishin kthyer në fabrika e kantire ndërtimi. Të tjerë stërviteshin në park dhe vizitonin të afërmit për herë të parë prej javësh.

Qeveria italiane tha se qeveritë vendore janë përgjegjëse për zbatimin e distancimit social në transportin publik, por në disa pamje dukej qartë se kjo ishte më e thjeshtë të thuhej sesa të bëhej.

Në disa rajone të Gjermanisë fëmijët u rikthyen sot në shkolla, duke iu dhënë prioritet më të rritur në përgatitje të provimeve.

Edhe në Portugali u ngrit gjendja e emergjencës duke lejuar hapjen e dyqaneve të vogla, e shoqërur kjo me gjobë €350 kush nuk mban maskë.
Spanja lejoi kthimin e klientëve në disa dyqane specifike si floktoret, vetëm me takime në orar.

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza nxiti banorët të jenë të kujdesshëm në këtë fazë.
“Loja ende nuk është fituar dhe përgjegjësia individuale është thlebësore në fazën e dytë”, tha ai.

FOTO GALERI
8/16
Njerëz që stërviten në pakun Villa Doria Pamphili në Romë sot në mëngjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA