Ish- banori i “Big Brother” na prezanton me partneren super simpatike

04/05/2020 19:15

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar ish-banori i “Big Brother” Erjon Zeqiraj dhe e partnerja e tij Blerta.

Çifti këtë periudhë vetëizolimi është duke e kaluar së bashku dhe thonë që merren më së shumti me stërvitje. Po ashtu ata zbuluan dhe shumë gjëra rreth marrëdhënies në çift.

Kush është më shumë xheloz? Kush është më romantik apo bën më së shumti surpriza? Ishin disa nga pyetjet që dyshja i dha përgjigje. Të ngacmuar nga Bieta, se a janë pranë një kurorëzimi të dashurisë së tyre. Erjoni dhe Blerta nuk e hodhën poshtë si hipotezë, por sipas tyre ka ende kohë për një vendim të tillë.

Erjoni: Jemi shumë herët për t’u zënë tek frigoriferi por jam ndoshta jam dhe në fillimim.

Blerta: Jam xheloze por normalisht me kufinj.

Erjoni: I pëlqen edhe teknologjia shumë për të mësuar se si përdoret telefoni im.

Bieta: Ti pse bën kot Erjon se në rrjete sociale shfaqesh romantik.

Erjoni: Ashtu jam por në kamer s’di se si të dal bukur.

Bieta: Mesazhi më i bukur që ke marrë këtë kohë tek Erjoni.

Blerta: Nuk është se kam diçka të veçantë sepse Erjoni gjithmonë dedikohet për të më bërë të veçantë. Çfarëdo që thotë Erjoni është e veçantë.

Bieta: Kush mban më shumë inate në çift?

Erjoni: Blerta, nuk flet për ditë me radhë pas një zënke. Të bën bllok në rrjete sociale, të heq andej, të heq këndej, sa t’i bien nervat. Të dy jemi njësoj. I kam shkuar kur e mërzis, me lule me ndonjë arush dhuratë.

Bieta: Kur do të martoheni?

Erjoni: Një lidhje shkon shumë mirë, ajo vjen me anë të viteve. Nuk është problem të jetë me shëndet mirë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel