
Ilda Bejleri është kthyer në figurën kryesore të “Procesit Sportiv”. Por prej më shumë se një muaji publikut i ka munguar një prej prezantuesve më të dashur për ta.
Për të mos “harruar” sportin, në emisionin “E Diell” është ideuar një rubrikë “E Diella Proces”, e drejtuar nga moderatori Edi Manushi në bashkëpunim me Glendi Nallbanin, autor i “Procesit Sportiv”. Me anë të një lidhje “Skype” në këtë “Proces” të improvizuar, ishte e ftuar Ilda Beleri.
Sakaq, Manushi zë “pa përgatitur” Ildën dhe i kërkoi që të zbulonte ambientet e shtëpisë. Prezantuesja bukuroshe iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese dhe na zbuloi çdo cep të shtëpisë së saj. Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme duke filluar nga minuta e dytë.
Top Channel